Përfaqësues të UBT-së morën pjesë në punëtorinë e organizuar nga Erasmus+ për projektin VTech

bool(false) 28/04/2022

Përfaqësues të UBT-së morën pjesë në një punëtori të organizuar nga Erasmus+ për projektin VTech, lidhur me përshpejtimin e modernizimit të universiteteve të Ballkanit Perëndimor duke inkorporuar teknologjitë virtuale.

 

Në këtë punëtori, UBT u përfaqësua nga profesori i UBT-së, prof. dr. Besnik Skenderi, ku së bashku me partnerë të tjerë të këtij projekti kanë diskutuar rreth ecurisë së projektit VTech dhe detajeve të tjera që ndërlidhen me projektin.

 

Në këtë punëtori, universitetet pjesëmarrëse kanë diskutuar për përmbajtjen e projektit, ndërveprimet, mënyrën e qasjes në teknologjitë virtuale, softuerin dhe aspekte të tjera, teksa UBT ka dhënë ekspertizën e tij lidhur me teknologjitë virtuale, marrë parasysh faktin se UBT njihet për nga aplikimi i kësaj teknologjie në vend dhe rajon.

 

Kjo punëtori është mbajtur në Ljubljanë të Sllovenisë, në Universitetin e Ljubljanës, në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, ku morën pjesë universitetet: University of Tartu (UT), Lodz University of Technology (LUT), European University of Tirana (UET), University for Business and Technology (UBT), University of Prishtina (UP), South East European University (SEEU), Mother Teresa University (MTU), Aleksander Moisiu University (UAMD), Polis University (U_Polis), Epoka University (EPOKA) dhe Mother Teresa University (MTU).