UBT mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar “Expokos”

22/05/2023

Përfaqësues të Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor dhe të Qendrës së Karrierës në UBT morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar “Expokos”, i cili është një ndër ngjarjet më të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor që i dedikohet ndërtimit, energjetikës, teknologjisë dhe patundshmërisë, i cili u mbajt në Kosovë.

Në këtë panair, përveç kontakteve me industrinë dhe kompani të mirënjohura vendore e ndërkombëtare, UBT shpalosi mundësi për studentët që në këtë edicion do të mund të aplikojnë për bursa të shumta të ndara nga Qeveria e Kosovës për këtë sektor.

Fakulteti i Arkitekturës ka paraqitur punën që bëhet me studentët në nivel të fakultetit dhe të arriturat në këtë sektor. Studentë të shumtë njashtu patën mundësinë për të shkëmbyer përvojat e tyre me bashkëmoshatarë të tyre në këtë sektor.