UBT mori pjesë në panairin DMEXCO në Koln të Gjermanisë

27/09/2022

UBT në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar “Digital Marketing Exposition & Conference” (DMEXCO) në Koln të Gjermanisë.

Profesori Bekim Marmullaku ka përfaqësuar vlerat dhe cilësinë e institucionit, duke prezantuar vlerat e saj në teknologjinë informative dhe digjitalizim, si dhe në të arriturat tjera të UBT-së në sferën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit.

Ndër të tjera, profesori Marmullaku ka pasur rastin të promovojë produktet e UBT-së, të merr pjesë edhe në sesionet informuese në panair, si dhe të zhvillojë takime B2B, me synim të gjetjes së tregjeve të reja për produktet e UBT-së.

DMEXCO (Digital Marketing Exposition & Conference) është panairi më i madh në Evropë që organizohet për sektorin e IT-së, në të cilin marrin pjesë kompanitë me të mëdha botërore si: Google, Yahoo dhe DHL, teksa këtë panair e kanë vizituar më shumë se 20 mijë profesionistë të biznesit digjital, marketingut dhe inovacionit.