UBT mori pjesë në konferencën “Menaxhimi i Traumës së Avancuar”

28/06/2018

Një delegacion i UBT-së, i përbërë nga dekani i Fakultetit të Infermierisë në UBT, dr Salih Krasniqi dhe nga prodekani, dr Besnik Elshani, e kanë përfaqësuar UBT-në në konferencën shkencore “Menaxhimi i Traumës së Avancuar”, që u organizua nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” dhe UBT, më 22-24 qershor.

Në konferencë morën pjesë qindra pjesëmarrës nga vende të ndryshme nga Evropa dhe Amerika, teksa përgjatë tri ditëve u prezantuan dhjetëra punime shkencore që do sollën prurje të reja në fushën e shkencave mjekësore. Po ashtu, dolën edhe rekomandime dhe konkluzione për menaxhimin paraspitalor dhe spitalor të traumave të avancuara.

UBT ishte bashkëorganizator edhe në edicionin e parë të kësaj konference, që u mbajt vitin e kaluar në Durrës.