UBT mori pjesë në edicionin e tretë të festivalit ndërkombëtar të artit “Nën braza të kohës”

bool(false) 10/11/2021

Ka përfunduar edicioni i tretë i festivalit ndërkombëtar të artit: “Nën braza të kohës”, edicion në të cilin fokusi ishte në tri pika kryesore: Elfriede Jelinek, Christoph Schlingensief dhe Rosa Luxemburg, të cilat nën titullin: “Nanë! Pse nuk ma dhe një trup tjetër?”, u prezantuan në stadiumin e futbollit “Shahin Haxhiislami”, në Pejë.

 

UBT, si institucion lider i arsimit të lartë në vend, edhe këtë vit ishte pjesëmarrëse e këtij festivali, duke shtrirë edhe më shumë rrjetin universitar të saj në Ballkan me ftesën bërë dhjetëra studentëve e profesorëve ndërkombëtarë për t’u bërë pjesë e këtij festivali.

 

Fokusi i parë i këtij edicioni që ishte Elfried Jelinek: Një dramë sporti, ka tematizuar sportin si një formë moderne të luftës, duke qartësuar facetet shumëplanëshe të manifestimit të dhunës, pushtetit dhe histerisë së masave. Në fokusin e dytë, ky festival është përqendruar në modelimin e një qyteti eksperimental tendash, që mund të shërbej si qytet performancash, vend projeksionesh mediale, e gjithashtu edhe si peisazh kujtese, përderisa fokusi i tretë i edicionit të sivjetmë, Rosa Luxemburg: Letra nga burgu, u bazua në historinë e lindjes së revolucionares gjermano-polake.

 

Ky festival mblodhi shumë performues, muzikantë, artistë të arteve pamore, arkitektë, regjisorë filmi dhe shkencëtarë, të cilët vinin nga Austria, Kosova, Shkupi, e vende të tjera, si dhe pjesëmarrës të tjerë nga universitete partnere të UBT-së nga Evropa Qendrore dhe Ballkani.