UBT mori pjesë dhe mbështeti Turneun Memorial “Fadil Vokrri”

31/12/2023

UBT mori pjesë dhe mbështeti turneun më të madh të futsallit në Republikën e Kosovës, i cili i kushtohet ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ish-legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Pjesëmarrja e UBT-së në këtë ngjarje tregon përkushtimin e institucionit ndaj zhvillimit të sportit. Përmes programit Shkenca të Sportit dhe të Lëvizjes, UBT po investon në trajnimin dhe zhvillimin e talenteve sportive, duke krijuar një mjedis ku studentët mund të zhvillojnë njohuri të thella dhe aftësi të specializuara në fushën e sportit.