UBT merr pjesë në Panairin Nacional të Punës dhe Karrierës

25/11/2020

UBT po merr pjesë në Panairin Nacional të Punës dhe Karrierës, që këtë vit po organizohet në formatin online, ku janë mbledhur mbi 100 kompani dhe institucione për të prezantuar ofertat e tyre për vende pune, mundësitë për bursa, si dhe trajnime dhe seminare.

 

Panairi Nacional i Punës dhe Karrierës përfaqëson një burim të mundësive për zhvillimin e karrierës për qytetarët e Kosovës.

 

UBT është institucioni privat arsimor me numrin më të lartë të të punësuarve në vend, duke numëruar mbi 1 mijë persona të punësuar, numër ky që po rritet çdo ditë, duke i dhënë hapësirë njerëzve me potencialë dhe inovatorëve të rinj kosovarë.