UBT merr pjesë në Panairin e Edukimit në Prishtinë

16/04/2019

Nën moton “We love challenging” ka nisur edicioni i 13-të i Panairit të Edukimit, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ngjarje në të cilën tash e disa vite merr pjesë edhe UBT.

 

Më këtë rast, përfaqësuesit e UBT-së kanë informuar qindra studentë lidhur me mundësitë që institucioni i ofron për studimet bachelor dhe master, teksa ka biseduar me ta për orientim në karrierë dhe avancim profesional.

 

Në këtë panair janë prezantuar edhe bursat e studimit dhe universitetet me të cilat UBT ka bashkëpunim, trajnimet që zhvillohen, vizitat studimore që organizohen dhe aktivitete tjera që zhvillohen nga institucioni.

 

Panairi i Edukimit, veç tjerash, u mundëson të rinjtë të takohen me personat përgjegjës të institucioneve dhe u krijon mundësi të rinjve për përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata duan të studiojnë.