UBT po merr pjesë në garën botërore për Microsoft Office Specialist

12/11/2021

Kosova është duke marrë pjesë në garën botërore për Microsoft Office Specialist (MOS), e cila është duke u organizuar nga Certiport, në të cilën është duke u përfaqësuar nga UBT.

 

Elita Hajrizi, Elta Bajrami dhe Vlera Saraqi, nën mentorimin e profesorit Besnik Skenderi, janë duke marrë pjesë në këtë garë që teston shkathtësitë e studentëve në MS Word, MS Excel dhe MS Power Point.

 

UBT, përgjatë dy viteve të fundit ka organizuar garën në nivel shtetëror, nga ku edhe janë përzgjedhur tre finalistët për të përfaqësuar Kosovën këtë vit në këtë garë.

 

Të drejtë pjesëmarrje në këtë garë kishin të gjithë shtetasit e Kosovës që janë të moshës 16-21 vjet, e të cilët janë të regjistruar në institucione arsimore të akredituara.