UBT merr pjesë në Workshopin e Komisionit Europian për Shkencë dhe Inovacion “Asistencë Teknike Horizon 2020”

27/10/2014

Qëllimi i këtij workshopi është të ofrojë informacione dhe asistencë teknike për hartimin dhe aplikimin për projekte në kuadër të programit Horizon 2020.

Presidenti i UBT-së prof.dr Edmond Hajrizi është dhe pikë kontakti kombëtare për fushën e teknologjisë së Informacionit dhe atyre të reja dhe emergjente.Gjatë kësaj konference janë diskutuar strategjitë e programit për Kosovën.Ky program ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe të ofrojë mundësi për projekte inovative, të cilat ndihmojnë dhe mundësojnë krijimin e vendeve të reja të punës.

Pjesëmarrës në këtë workshop kanë qënë përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, institucioneve kërkimore, shoqëria civile etj

UBT ka investuar dhe në burimet e saj njerëzore duke ngritur kapacitetet e stafit, për të zhvilluar më tepër projekte të tilla që investojnë në zhvillimin e vendit.