UBT merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Perceptimi i botës për Bashkimin Europian”

28/10/2014

UBT merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Perceptimi i botës për Bashkimin Europian” të organizuar nga Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Qendra për Europën në Universitetin e Varshavës në bashkëpunim si dhe me Asosacionin Polak për Studime Ndërkombëtare etj.

 

Në mesin e shumë folësve nga e gjithë bota kanë qenë prezent me punimin e tyre dhe ligjëruesi i UBT-së z.Emrush Ujkani së bashku me rektorin e UBT prof.dr. Edmond Hajrizi.  Në punimin e tyre stafi i UBT-së kanë prezantuar perspektivën europiane të Kosovës.

 

UBT ka tashmë një bashkëpunim disa vjeçar me Universitetin e Varshavës dhë në veçanti më Institutin Për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Qendrën për Europën pranë këtij Universiteti.