UBT merr pjesë në Javën e Bibliotekës

13/04/2017

Stafi administrues i Bibliotekës së UBT-së, ka marrë pjesë në edicionin e Javës së Bibliotekës, që po mbahet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë.

 

Në kuadër të këtij organizimi, është mbajtur punëtoria më temë: “Mënyra e menaxhimit të së drejtës së autorit në biblioteka”, nga profesori i Universitetit të Harvardit, Kyle Courtney.

 

Në këtë punëtori u trajtua çështja e së drejtës autoriale në biblioteka, pastaj tarifat e së drejtës së autorit, të drejtat e performuesit, licencat sinkronizuese etj.

 

Vlen të theksohet se UBT posedon bibliotekën më të madhe universitare në vend me një sistem modern të menaxhimit dhe infrastrukturë, e cila përbëhet nga dy hapësira të veçanta, hapësira ku gjenden librat dhe hapësira për lexim. Kjo ndarje mundëson ofrimin e një shërbimi më të efektshëm, mundësi për qasje në libra dhe në të njëjtën kohë, qetësinë e nevojshme dhe të mjaftueshme në sallën e leximit, teksa biblioteka e UBT-së ka mbi 250 mijë libra universitarë dhe është në pritje të shtimit 28 mijë vëllimeve të reja.