UBT merr çmimin “International Star for Leadership in Quality” në Paris

24/06/2014

Rektori i UBT-së prof.dr.Edmond Hajrizi ka udhëtuar për në Paris nga data 20-21 qershor 2014, për të marrë çmimin “International Star for Leadership in Quality”. Ky çmim është i dizajnuar për të njohur prestigjin e kompanive , organizatave dhe liderëve më të shkëlqyer në botë në bazë të disa kritereve të rëndësishme si : Strategjitë e komunikimit, Lidership, Planifikim dhe Vendim-marrje, Edukim i vazhduar dhe Trajnim, ISO 9000, Etj

 

Çmimi bazohet në:Ekselencë në Lidership dhe Menaxhim Biznesi, Cilësi dhe Ekselencë,Teknologji, Inovacion etj

 

Pjesëmarrësë në këtë event kanë qënë më tepër se 170 përfaqësues nga e gjithë bota. 

 

Me anë të këtij çmimi prestigjoz, UBT riafirmohet në nivel botëror ,për angazhimin në Cilësi, Leadership, Ekselencë dhe Inovacion.

Prof. Hajrizit i është dhënë çmimi “International Star for Leadership in Quality” në Hyatt Regency Paris Etoile Palais nga Presidenti i BID Z.Jose E.Prieto i cili u shpreh se: “UBT ka fokus të rëndësishëm cilësinë, për përmirësimin e vazhdueshëm të menaxhimit për të mbajtur lidershipin në sektorin e  tij dhe në Komunitet”

Presidenti Hajrizi përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve, ka mbajtur dhe fjalim për pjesëmarrësit ku ka prezantuar UBT-në dhe arritjet e saj 

Ky event i përmasave globale, shërbeu dhe si pikë kontakti për bashkëpunime të mëtejshme të UBT.