UBT, me pjesëmarrjen e profesorit Blerim Emerllahu, shënon prezencën e parë të Kosovës në Festivalin Evropian “Music Beyond Borders” në Bari

08/04/2024

Profesori i Klarinetës në Fakultetin Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, Blerim Emerllahu, ka qenë pjesë e Festivalit “Music Beyond Borders” në Bari, Itali, me ftesë nga Conservatori i Muzikës “Niccolò Piccinni”. Në këtë festival të mbajtur në mesin e një grupi prej 11 shteteve evropiane, e përfaqësuar ishte edhe Kosova me pjesëmarrjen e UBT-së.

Gjatë kësaj periudhe, Profesori Emerllahu mbajti disa ligjërata me studentët nga e gjithë Evropa, dhe në koncertin final drejtoi orkestren ndërkombëtare të klarinetave. Në këtë koncert u paraqit edhe premiera botërore “Dance”, e kompozuar nga Profesori Valton Beqiri.

Kjo ishte hera e parë që Kosova bëhet pjesë e një projekti të rëndësishëm evropian si ky, i cili është mbështetur nga Erasmus+.