UBT me marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Shëndetësisë të Komunës së Ferizajit

13/04/2017

Një memorandum mirëkuptimi është nënshkruar ndërmjet UBT-së dhe Drejtorisë së Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale të Komunës së Ferizajit, me anë të së cilit synohet ndërtimi i një bashkëpunimi strategjik midis të dyja palëve.


Memorandumi parasheh bashkëpunim në aspektin shëndetësor dhe atë të mirëqenies sociale, në veçanti për potencialet e përbashkëta për të aplikuar në zgjidhje të reja dhe inovative.


Në kuadër të kësaj marrëveshje të mirëkuptimit, po ashtu konsiderohet të rriten potencialet e dyanshme, për të arritur ndikim të qëndrueshm si dhe rezultate në fushat e zhvillimit të praktikave ekzistuese teknike, kapaciteteve, burimeve, qasjeve të reja dhe platformave.


 

UBT në vazhdimësi është duke krijuar marrëveshje bashkëpunimi me institucione të ndryshme e komunat, për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve të Kosovës.