UBT mbledh mbi 200 shkencëtarë në Konferencën e Pestë Ndërkombëtare për Biznes, Teknologji dhe Inovacion në Durrës

29/10/2016

Pos pjesëmarrësve nga Kosova, në konferencë po marrin pjesë edhe profesorë dhe ekspertë nga shumë vende të botës, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Austria, Greqia, Hungaria, Turqia, Polonia, Zvicra, Irlanda, Italia, Norvegjia, Gjermania, Franca, Brazili, Azerbajxhani, Kroacia, Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e shtete të tjera.


Durrës, 28 tetor – Mbi 200 punime shkencore, me autorë nga shumë vende anekënd globit, po prezantohen në Konferencën e Pestë Ndërkombëtare për Biznes, Teknologji dhe Inovacion, që po i zhvillon punimet në Durrës të Shqipërisë.


Konferenca është e organizuar nga UBT – Prishtinë, Universiteti i Tiranës, Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit.
Në hapje të punimeve, rektori i UBT-së, prof.dr.Edmond Hajrizi, theksoi rëndësinë e madhe të konferencës tashmë tradicionale, që organizohet për herë të pestë në Durrës, me bashkorganizatorë universitete nga Shqipëria, universitete nga Evropa e më gjerë, si dhe institucione të rëndësishme nga Kosova dhe vendet e rajonit.


Ai theksoi se UBT, përmes organizimit të konferencave shkencore, po jep kontributin e tij të vazhdueshëm për zhvillimin e shkencës dhe të hulumtimit, duke u mundësuar profesorëve dhe profesionistëve të fushave të ndryshme të prezantojnë rezultatet e punës së tyre shkencore, me ndikim në proceset akademike, por edhe me interes për publikun dhe ndjekjen e trendeve të fundit të zhvillimit në të gjitha fushat.


Pjesëmarrës të konferencës kanë përcjellë me shumë interes prezantimet dhe debatin e gjatë të zhvilluar nga profesorë ndërkombëtarë, që u paraqitën në konferencë hulumtimet e tyre lidhur me çështje me shumë interes nga fusha e binzesit, teknologjisë, inovacionit, mediave dhe komunikimit, shkencave sociale e fusha të tjera.


Gjithashtu, profesorë dhe studiues nga Kosova dhe rajoni trajtuan tema me interes për zhvillimet në fushat respektive në rajon, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në fushat e përbashkëta të zhvillimit, jo vetëm në konferenca, por në vazhdimësi, me qëllim të kapërcimit të sfidave aktuale dhe arritjes së rezultateve më të larta në të gjitha fushat.


Pos pjesëmarrësve nga Kosova, në konferencë po marrin pjesë edhe profesorë dhe ekspertë nga shumë vende të botës, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Austria, Greqia, Hungaria, Turqia, Polonia, Zvicra, Irlanda, Italia, Norvegjia, Gjermania, Franca, Brazili, Azerbajxhani, Kroacia, Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e shtete te tjera.
Në konferencë, po kështu, po marrin pjesë edhe përfaqësues të kompanive me renome ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore e akademike nga Kosova dhe nga Shqipëria.
Në ditën e parë të konferencës janë zhvilluar punimet në 16 sesione, ndërsa po marrin pjesë mbi 300 pjesëmarrës