UBT mbështet komunën e Ferizajt në hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik

16/03/2022

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka mirëpritur në degën e UBT-së në Ferizaj, drejtorin e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në komunën e Ferizajt, Balton Dërguti.

 

Në këtë takim, rektori Hajrizi e ka njoftuar drejtorin Dërguti me punën dhe angazhimin e UBT-së jo vetëm për nxjerrjen e kuadrove profesionale por edhe në zhvillimin ekonomik dhe turizmit përmes akademisë dhe shkencës, duke i ofruar mbështetje komunës së Ferizajt bashkëpunim në hartimin e strategjisë për zhvillimin ekonomik, si dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.

 

Nga ana tjetër, drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në komunën e Ferizajt, Balton Dërguti, e ka njoftuar rektorin Hajrizi në mënyrë të detajuar me hartimin e strategjisë për zhvillim ekonomik, duke theksuar edhe njëherë rëndësinë e saj dhe ndikimin e drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të kësaj komune.

 

UBT vazhdon të jap kontributin e tij përmes akademisë dhe shkencës në hartimin e planeve strategjike për komunat e Republikës së Kosovës me të cilat ka marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim që përmes ekspertëve që ka UBT të përfitojnë qytetarët e vendit dhe të jepet kontributi i nevojshëm për gjithë shoqërinë.