UBT mbështet dhe financon iniciativën shkencore Stand-Up Scientist (SUS)

20/01/2020

Kanë filluar përgatitjet për organizimin e ngjarjes Stand-Up Scientist (SUS), ngjarje e cila mbahet për herë të parë në vend dhe është iniciativë për komunikim shkencor mes studentëve që janë në studimet e doktoratës.

Kjo ngjarje krijon mundësinë që gjashtë studentë që janë duke vijuar studimet e doktoratës brenda dhe jashtë vendit, në këtë ngjarje të prezantojnë temën e tyre, në formën më argëtuese se sa jemi mësuar të shohim zakonisht.

 

Iniciativa për një organizim të tillë, sipas organizatores Ferdiana Hoti, e cila njëherësh ka qenë ish-studente e UBT-së, është marrë me qëllim që studentëve dhe hulumtuesve shkencor tu jepet hapësirë për të paraqitur kontributin e tyre, dhe të fitojnë eksperiencë në të folurit në publik, etj.

 

Ngjarja do të zhvillojë punimet në muajin korrik 2020, në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, si dhe do të mbështetet dhe financohet falë marrëveshjes së arritur rektorit të UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi dhe organizatores Ferdiana Hoti.

 

Për t’u bërë pjesë e kësaj ngjarje është hapur edhe thirrja për pranimin e abstrakteve për të gjithë hulumtuesit shkencorë, të cilët duhet të dërgojnë abstraktet e tyre në email-in: [email protected].

Gjashtë pjesëmarrësit e kësaj ngjarjeje automatikisht do të bëhen pjesë edhe e Akademisë Ndërkombëtare Verore të UBT-së, ku si ligjërues do të prezantojnë temat me të cilat janë paraqitur në Stand-Up Scientist (SUS).

 

Për më shumë detaje klikoni faqen e Stand-up Scientist: https://www.facebook.com/standupscientist/?modal=admin_todo_tour