UBT mban trajnime të përshtatura për ekipin e menaxherëve të Raiffeisen Bank

18/10/2018

Projekti i UBT-së për ofrimin e trajnimeve të përshtatura ka filluar menjëherë të vihet në jetë, si rezultat i nevojës së madhe të industrisë për trajnime të tilla, të cilat ofrohen për herë të parë nga UBT.

 

Gjatë javës së kaluar, ekipi profesional i UBT-së ka mbajtur trajnim të përshtatur për ekipin e menaxherëve të projekteve të Raiffeisen Bank, në Prishtinë.

Përmbajtja e trajnimit është përpiluar me kujdes dhe me profesionalizëm nga ekipi i UBT-së dhe nga ai i Raiffeisen Bank, ndërkaq në trajnim janë përfshirë tema nga Share Point, Office 365, MS Project, Project Online dhe nga disiplina e Menaxhimit të Projekteve.

 

UBT tani do të vazhdojë me ofrimin e trajnimeve dhe të zgjedhjeve praktike dhe efektive për nevojat e industrisë dhe të bizneseve. Kjo do të arrihet lehtësisht si rezultat i misionit dhe vizionit të qartë, përkushtimit dhe profesionalizimit të ekipit të UBT-së dhe të besimit që konsumatorët e kanë tek UBT.

 

UBT falënderon ekipin e Reiffeisen Bank që na besoi këtë projekt.