UBT mbajti konferencën online për krizën politike në kohën e pandemisë

25/04/2020

Në vazhdën e mbajtjes së konferencave online në kaudër të së cilave janë diskutuar shumë tema aktuale, si rrjedhojë UBT mbajti video-konferencën me temë: “Efeket e pandemisë në politikën ndërkombëtare”, ku ekspertë dhe profesorë të shkencave politike kanë diskutuar për sfidat me të cilat do të përballen shtetet pas pandemisë, si dhe për ndikimin e thellimit të krizës politike në vend në politikën e jashtme.

 

Në hapjen e video-konferencës, rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi duke folur për krizën politike me të cilën po përballet aktualisht Kosova, kërkoi unitet dhe bashkëpunim mes liderëve.Tutje, ai tha se liderët politik vendor e ndërkombëtar duhet të reflektojnë pozitivisht në këtë drejtim, ngaqë sipas tij, vendet duhet të ndihmohen dhe përkrahet më shumë në këtë kohë pandemie.
“Lidershipi i vendit kohëve të fundit nuk ka qenë në pozicionet më të mira, ka mungesë të ndihmës dhe solidaritetit, sidomos në këtë kohë kur po përballemi më një virus që edhe shkenctarisht nuk po mund të mbyllet lehtë. Duhet të ketë reflektime pozitive dhe duhet të ketë bashkëpunim në mënyrë që të shpërndahen përvojat dhe informacionet mes institucioneve vendore, e sidomos edhe mes shteteve, në mënyrë që sukseshëm po e përballojnë këtë situatë”, tha rektori Hajrizi.

 

Profesori në UBT, Dritëro Arifi, tha se virusi ka izoluar botën edhe në kontekstin politik, ekonomik dhe kulturor. Sipas tij, në këto kohë mungon bashkëpunimi mes shteteve në luftën ndaj këtij virusi shumë të panjohur.
“Efekti që do të krijojë kjo situatë është se do të krijojë shtete të dështuara. Shtetet e varfra do të shndërrohen në shtete të dështuara, nese nuk do të ketë solidaritet global. Egziston një rrezik që shtetet nuk do të jenë të interesuara për problemet e shteteve rajonale ose globale, por do të vënë në prioritet problemet e brendshme”, theksoi ai.

 

Tutje, edhe profesori Gjon Culaj, tha se situata e krijuar na dëshmon që jetojmë në epokën e shteteve kombe, ngaqë shumë shtete pa asnjë ndihmë ndërkombëtare po e përballojnë kohën e pandemisë.
“Është e pamundur që mënyrë të izoluar kjo pandemi të përballohet vec e vec. Kërkohet bashkëpunim ndërkombëtar e global, qasje multilaterale e cila afirmohet sidomos nga BE-ja. Kjo pandemi dëshmon se bota do të përballet me sfida të reja”, vlerësoi ai.

 

Teksa, profesori i Shkencave Politike në UBT, Alfred Marleku, tha se ka shumë spekulime se si do të dukej bota popandemike. por sipas tij, javë vetëm supozime teorike.
Ai tha se shtetet tashmë i kanë dhënë prioritet çeshtjeve të brendshme, ndërkohë ka mungesë në udhëheqjen globale sepse ka qasje unilaterale.

 

” Shtetet i kanë dhënë prioritet ceshtjeve të brendshme. ShBA-të kanë qenë aktori kryesor në gjitha proceset koordinuese në ceshtje të mëdha që i njeh historia. Egziston një mungesë e udhëheqjen globale, sot SHBA-të janë duke u sfiduar me numrin më të madh të të infektuarve nga ky virus. OBSH mbetet e vetmja organizatë që po lufton hapur më këtë virus, pra konsideroj që me çasje unilaterale nuk zgjidhet ky problem”, theksoi ai.
Konferencën e plotë mund ta shikoni në linkun: