UBT mbajti ceremoninë e diplomimit për vitin akademik 2017/2018

18/07/2018

Në një ceremoni madhështore të organizuar në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, mbi 700 studentë të nivelit bachelor e master kanë marrë pjesë në ceremoninë e graduimit për vitin akademik 2017/2018.

Gjatë kësaj ceremonie madhështore, dhjetëra profesorë të UBT-së dhe mijëra prindër kishin ardhur për t’i kurorëzuar sukseset e fëmijëve të tyre, derisa të pranishëm kishte edhe mysafirë të shumtë nga Kosova e ndërkombëtarë.

Me këtë rast, rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, me theks të veçantë i ka falënderuar studentët që kanë zgjedhur UBT-në për përfundimin e studimeve të nivelit universitar, teksa i uroi ata për suksesin e përbashkët të arritur.
“Ju zgjodhët drejtimet unike që ofron ky institucion, vlerat kulminante të programeve akademike, prestigjin ndërkombëtar të tij, rrugën e trasuar suksesshëm në të gjitha fushat nga drejtuesit, profesorët vendorë e ndërkombëtarë, studentët tanë”, theksoi rektori Hajrizi.

Tutje, ai tha se studentët e diplomuar tashmë janë ambasadorë dhe përfaqësuesit më të mirë të UBT-së dhe shtetit të Kosovës.
“Sot, ne jemi të lumtur që, në përmbyllje të studimeve tuaja, të themi me plotë të dretë që ju jeni profesionistët e së ardhmes. Të gatshëm për të dalë të tregun e punës, për t’u bërë kolegë më shumë ish-studentët tanë, me të cilët kemi të drejtë të krenohemi dhe krenohemi gjithnjë. Ju them pa frikë se do ta keni vështirë të shkoni në ndonjë institucion, fakultet, ndërmarrje, kompani e të mos gjeni aty ish-studentë të UBT-së. Ndaj jam i sigurt që, kudo që shkoni do ta përfaqësoni në mënyrën më të denjë UBT-në”, ka thënë Hajrizi.

“Brenda këtyre tre viteve të studimeve ju u bëtë pjesë e familjes së madhe të UBT-së. Institucionit që mbushi 17 vite pune akademike, duke qenë: Sinonim i cilësisë, novatorizmit, ndërkombëtarizimit, hulumtimit dhe sinonim i suksesit”, shtoi rektori Hajrizi, duke iu drejtuar studentëve.

Felix Breitenesker, profesor nga Universiteti për Teknologji i Vjenës, si dhe profesori i Universitetit “Patras” nga Greqia, kanë uruar gjeneratën për sukseset dhe thanë se ndjehen të emocionuar dhe të mrekulluar nga ajo që ka panë gjatë kësaj ceremoninë.

Ata thanë se studentët të cilët po gradohen sot fillon një kapitull i ri, teksa porositën studentët që ta sfidojnë dhe ta gjejnë vetën edhe në tregun e punës.

Në vijim studentët kanë dhënë betimin akademik dhe janë pajisur me certifikata, kurse në fund të ceremonisë, studentët kanë hedhur kapelat studentore, e cila është një traditë në këso ngjarjesh,