UBT lidh memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal

30/11/2018

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi dhe sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj Çuni, në emër të të dy institucioneve, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me qëllim të lidhjes së bashkëpunimit, nga i cili më së shumti do të përfitojnë studentët e UBT-së.

 

Ky memorandum parasheh pranimin e një numri të caktuar të studentëve si praktikantë gjatë gjithë vitit akademik. Numri i studentëve që do të pranohen si praktikantë dhe detyrat që do të duhet t’i realizojnë gjatë praktikës, do të përcaktohen nga Ministria, teksa nga memorandumi në fjalë do të mundësohet edhe bashkëpunimi për realizimin e aktiviteteve në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm lokal.

 

UBT ka marrëveshje mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me shumë institucione publike, përfshirë edhe ministri, me të cilat janë realizuar një varg aktivitetesh dhe bashkëpunimesh nga të cilat kanë përfituar studentët e UBT-së, si dhe qytetarët e Kosovës.