UBT lidh memorandum bashkëpunimi me kompaninë “Krapi Com SHPK”

23/02/2021

UBT në kuadër të Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë e ndërtimit “Krapi Com SHPK”. Kjo marrëveshje vjen në vazhdën e bashkëpunimeve që Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë ka me kompani të ndryshme.

 

 

Marrëveshja u nënshkrua nga dekani i Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë dhe njëherit, drejtorit për çështje akademike, prof. dr. Muhamet Ahmeti dhe Inxh. Msc. Jeton Zogaj, në prezencë të prodekanit, prof. dr. Visar Krelani.

 

 

Me këtë marrëveshje studentët e UBT-së do të kenë mundësi të kryejnë punën praktike në kompaninë “Krapi Com SHPK”, teksa kompania do të ketë në dispozicion përmes UBT-së programet dhe trajnimet të cilat do ndihmojnë në avancimin e stafit të kësaj kompanie.

 

 

Këtë partneritet UBT e konsideron shumë të rëndësishëm, marrë parasysh faktin se me këtë bashkëpunim do të mundësohet shkëmbimi i përvojave nga të dyja palët në lëmin e ndërtimtarisë.