UBT lanson programin përgatitor të maturës 2020, regjistrimi ka filluar

06/05/2020

Që nga kjo javë, Qendra e Karrierës në UBT, ka lansuar programin përgatitor të maturës për gjithë maturantët e shkollave të mesme në Kosovë, që për herë të parë do të zhvillohet online.

 

Ky është projekti më i madhi i këtij lloji në Kosovë, që organizohet me qëllim që të ndihmojë nxënësit e shkollave të mesme të përfitojnë nga trajnimet e ofruara për të arritur rezultate sa më të mira në testin e maturës.

 

Programi përgatitor është pa pagesë dhe mbahet online nga UBT, teksa si i tillë do të mbahet në dy faza. Në fazën e parë organizohen lëndët: Gjuhë shqipe, Matematikë dhe Gjuhë Angleze. Ndërkaq në fazën e dytë organizohen lëndët zgjedhore: Biologji, Fizikë, Kimi, TiK, Matematikë II, Ekonomi, Mjekësi, etj.

 

Maturantët e interesuar për të vijuar programin përgatitor duhet të regjistrohen në këtë link:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSecfM_kNm7ehDkCzEIaEvaRMb1KBK8Ggve6ct4T1QdwthLAnQ/viewform?fbclid=IwAR1j_z3h5wqRRrFLpb_o3_nVSyKbI9mUGHvWgCHCReZHjRYZuVPWtZhwS24