
UBT lanson kampanjën zyrtare për maturantët nga Shqipëria – studio në institucionin lider të arsimit në Ballkanin Perëndimor
14/05/2025UBT, institucioni më prestigjioz i arsimit të lartë në rajon, ka nisur kampanjën e veçantë informimi dhe thirrjeje për të rinjtë shqiptarë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, për të studiuar në Kosovë.
UBT është vlerësuar si një nga modelet më të suksesshme të arsimit inovativ në Ballkanin Perëndimor, me qasje moderne ndaj teknologjisë, shkencës dhe zhvillimit profesional të studentëve. Me mbi 15,000 studentë aktivë, 1,500 staf akademik e administrativ, 300 laboratorë funksionalë, dhe mbi 500 marrëveshje ndërkombëtare bashkëpunimi, UBT ofron kushte optimale për studim dhe karrierë të suksesshme.
Në qendër të filozofisë zhvillimore të këtij institucioni është koncepti i UBT Smart City, një ekosistem në rajon që ndërthur jetën akademike me teknologjinë, kërkimin shkencor, inovacionin dhe sipërmarrjen.
UBT fton të rinjtë nga Tirana, Shkodra, Durrësi, Vlora, Korça, Gjirokastra, Elbasani, Saranda e të gjitha trevat e Shqipërisë, që të bëhen pjesë e një komuniteti studentor ndërkombëtar, ku vlerësohet dija, praktika dhe puna e mirëfilltë shkencore.
UBT është vendi ku e ardhmja fillon sot, ku të rinjtë marrin edukim cilësor dhe përgatiten për tregun global të punës, në fusha si inteligjenca artificiale, teknologjia informative, inxhinieria, mjekësia, menaxhimi, dizajni, siguria kibernetike dhe shumë të tjera.
UBT garanton standarde evropiane në arsim, diploma të njohura ndërkombëtarisht dhe mundësi të shumta për shkëmbime akademike dhe profesionale në Evropë, ShBA dhe më gjerë.