UBT krijon mundësi bashkëpunimi me Universitetin zviceran “HEPIA”

24/03/2017

Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, prof. dr Muhamet Ahmeti ka vizituar Universitetin “HEPIA”, në Gjenevë të Zvicrës, me ç’rast u takua me përgjegjësin e Fakultetit të Ndërtimtarisë, Pierre Andre Dupraz.


Vizita u ndërmjetësua nga presidenti i Shoqatës Franko-Shqiptare, Tahir Shabani. 


Gjatë këtij takimi, përgjegjësit e universitetit zvicran e njoftuan dekanin Ahmeti me programet aktuale të universitetit të tyre, me formën e studimeve, që zhvillohen në kuadër të fakultetit të Arkitekturës, të Ndërtimtarisë dhe të Ambientit në këtë universitet etj, si dhe e shfaqën gatishmërinë e tyre për arritur një bashkëpunim ndëruniversitar, që do konkretizohet edhe me një memorandum bashkëpunimi, i cili për qëllim ka shkëmbimin e stafit akademik dhe të përvojave në punët hulumtuese në laboratorë , në praktika dhe në vizita studimore të përbashkëta me studentët e të dy institucioneve, si dhe me pjesëmarrje të përbashkët në projektet e përbashkëta, të financuara nga bashkësia evropiane.


Krahas kësaj, Ahmeti u takua edhe me përgjegjësit e laboratorit të hidrologjisë dhe të laboratorit të materialeve ndërtimore dhe betonit, të cilët e informuan atë në mënyrë të detajuar me aparaturën dhe eksperimentet që zhvillohen në këta laboratorë, punimet hulumtuese, si dhe me projektet që janë zhvilluar në kuadër të tyre.