UBT krijon bashkëpunim me Universitetin “Nënë Tereza”, në Shkup

20/03/2017

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi dhe rektori i Universitetit “Nëna Terezë”, Aziz Pollozhani janë pajtuar që të vendosin bashkëpunim të ngushtë mes këtyre dy institucioneve arsimore.

 

 Sipas kësaj marrëveshjeje, bashkëpunimi do të shtrihet në fusha të ndryshme studimi, duke përfshirë këtu edhe krijimin e mundësive për shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik në programe të ndryshme studimi, për organizimin e trajnimeve të përbashkëta, të cilat kanë për qëllim të bëjnë ngritjen dhe avancimin e stafit të këtyre dy institucioneve, për realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe shkencore etj.

 

Gjatë këtij takimi, rektorët e vlerësuan të rëndësishme nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje,. Me ç’rast u shprehën të gatshëm që të angazhohen në zbatimin e saj, në mënyrë që të përfitojnë studentët dhe profesorët e këtyre dy institucioneve të arsimit të lartë.