UBT Kosova – Robots rrëmbeu kupën e Evropës

bool(false) 06/05/2011

 

Në UBT për tre ditë  më radhë  u zhvillua  Gara   Evropiane e Robotëve që luajnë futboll “EUROBY 2011”,

 

UBT Kosova – Robots   rrëmbeu  kupën  e  Evropës


 Prishtinë, 06  maj 2011 – Për tre ditë më radhë në UBT,  në Prishtinë,  u zhvillua Gara Evropiane e Robotëve që luajnë futboll “EUROBY 2011”, dhe sot më saktësisht  më 6 maj 2011 u zhvillua  edhe  ndeshja e fundit – finalja.

 

Në  finale u ndeshen dy ekipe  si  “UBT Kosova- Robots”, që e  përfaqësoi  Kosovën dhe ekipi ” Austro”   përfaqësues për  Austrinë.

 

Ndaj “UBT Kosova –  Robots”,  në finale e  mposhti  ekipin mysafire   “Austron”  me rezultat 3: 2 ,  dhe ekipi kosovar  u shpallur  fitues  i  Evropës në Futbollin për Robotë

 

Kjo ndeshje është zhvilluar në  të ashtuquajturën  ligë e madhe ose “EX tendet middle” . 

 

Presidenti  i  UBT-së, Prof. Dr.  Edmond Hajrizi është shprehur kënaqur me mbarëvajtjen e këtij evropiani si dhe me suksesin e ekipit kosovar.

 

Po ashtu Kushtim Dragusha –Kapiteni i ekipit kosovare tha se arritja më e madhe është fitorja e ekipit ndaj “Austro”,  ekipi i cili është në treshen  e  ma të  mirëve në botë. 

 

Në garë morën  pjesë ekipe nga shtete të ndryshme, me traditë në fushën e robotëve, ndërsa Republikën e Kosovës  e përfaqësoi  ekipi “UBT-Kosova- Robots”.

 

Gara u organizua nën patronatin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Po ashtu, sponsor i garës është edhe kompania “Ipkofundacion”.

 

Të përkujtojmë edhe njëherë se gara në fjalë është organizuar dhe u zhvillua  në UBT, Prishtinë.