UBT – Korça Innovation & Technology Hub, një qendër unike e teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri

08/11/2022

Qendra më e madhe për inovacion dhe teknologji në Korçë të Shqipërisë, UBT – Korça Innovation & Technology Hub, po vazhdon të zhvillojë trajnime dhe programe të ndryshme për avancimin profesional të të rinjve.

Përmes teknologjisë së sofistikuar dhe programeve të bazuara në modelet më të mira evropiane dhe amerikane, qendra UBT – Korça Innovation & Technology Hub, është duke u mundësuar të rinjve zhvillimin e aftësive dhe njohurive rreth fushave të ndryshme që ndërlidhen me inovacionin dhe teknologjinë.

Web Programming, Graphic Design, Robotics and 3D Max, Social Media Management, JavaScript, App Developement, Stock Trading dhe shumë e shumë trajnime të tjera, janë duke u ofruar në këtë qendër të teknologjisë, ku shumë të rinj tashmë kanë nisur karrierën e tyre të bujshme dhe shumë të suksesshme, duke përfituar kështu edhe certifikim nga trajnerë ndërkombëtarë.

Një projekt i jashtëzakonshëm i cili është bërë me ndihmën dhe mbështetjen e institucionit lider të arsimit të lartë në Kosovë, UBT-së, po dëshmon se është qendra më e madhe e inovacionit dhe teknologjisë, dhe si e tillë është në dispozicion të të rinjve të Korçës dhe rajonit për rrugëtimin e tyre në karrierë.