UBT ka mbajtur webinarin: “Financial instruments in securities markets in the European Union”

24/05/2021

Fakulteti Juridik në UBT ka mbajtur webinarin e zhvilluar përmes platformës online me temë: “Financial instruments in securities markets in the European Union”, ku është diskutuar dhe janë ndarë përvoja për instrumentet financiare ne Bashkimin Evropian.

 

Pjesëmarrës në këtë webinari ishin dekani i Fakultetit Juridik në UBT, prof.dr. Visar Hoxha, si dhe drejtori menaxhues i kompanisë Anepremicnine, Gregor Žvipelj.

 

Si profesori Hoxha, ashtu edhe drejtori menaxhues i kompanisë Anepremicnine, Gregor Žvipelj, dhanë shpjegime dhe përfundime për shërbimet e investimeve dhe tregjet e rregulluara, tregjet në instrumentet financiare, kapitalin e Bashkimit Evropian, bazën ligjore, si dhe monitorimin dhe investimet jashtë vendit.