UBT ka marrë pjesë në Konferencë Ndërkombëtare “Quality in Blended Learning”

05/03/2014

Prishtinë, 5 mars 2014-  Presidenti  i  UBT-së, prof.  dr.  Edmond  Hajrizi  dhe  can. dr.  Krenare Pireva, ligjëruese  në UBT,  morrën  pjesë  në Konferencën  Ndërkombëtare “Quality in Blended Learning”,   të mbajtur në Winerneustadt  të Austrisë.  

 

Gjatë kësaj Konference , e cila është  organizua  në kuadër të  projekti  Evropian  “Blended Learning”, në bashkëpunim  me partnerët  e shteteve  nga Evropa   si  nga  Austria, Finlanda, Portugalia, Spanja, Italia, Holanda, Greqia  dhe Kroacia, përfaqësuesit e UBT-së,  u paraqitën me dy punime të tyre shkencore si:   dr. Hajrizi,  me punimin “Institutional and Program (blended learning) Quality Management System Design and Evaluation”, kurse znj. Pireva “The impact of appropriate LMSs to learners”.

 

Punimet e  paraqitura nga përfaqësuesit e UBT-së, nga ana e pjesëmarrësve  të konferencë  përveç që janë pritur shumë  mirë gjithashtu u vlerësuan edhe  si  të nivelit të lartë. 

 

Përveç pjesëmarrjes në konferencë, dr. Hajrizi , zhvilloi edhe një sërë takimesh me përfaqësues në shtetet  e  cekura  si më lartë, më të cilët bisedoj për bashkëpunimin ndërinstitucional e më tej.