UBT ka filluar të mbajë sesione informuese online për programet e studimit

23/06/2020

UBT është institucioni i parë i arsimit të lartë në vend që ka filluar të mbajë sesione informuese online, për të gjithë të interesuarit që sivjet synojnë të fillojnë rrugëtimin akademik në nivelet bachelor dhe master.

 

Sesionet po mbahen për gjitha programet e studimit me rreth 200 specializime të akredituara, ku po informohen lidhur me mundësitë e studimit dhe bursat e shumta që ofrohen.

 

Sesionet e informimit po mbahen online të ndara me fakultete, në kuadër të së cilave pjesëmarrësit po informohen rreth përvojës universitare të UBT-së, jetës akademike, aktivitetet praktike, projektet inovative, bashkëpunimet me universitete prestigjioze, etj.

 

Tutje, në këto sesione informuese virtualisht po paraqitet edhe Kampusi Inovativ i UBT-së, laboratorët më bashkëkohor në të cilët zhvillohet puna praktike, infrastruktura, degët e UBT-së nëpër Kosovë, dhe qendrat e UBT-së në arenën ndërkombëtare.

 

Për t’u bërë pjesë e sesioneve informuese për programet e studimit, të interesuar mund të kontraktojnë me Qendrën e Karrierës në UBT, në e-mail: [email protected]