UBT ka filluar pranimin e abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë dhe Sistemeve të Informacionit

25/06/2019

UBT ka filluar ciklin e pranimeve të abstrakteve për fushën e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë dhe Sistemeve të Informacionit, të cilat do të prezantohen në Konferencën Ndërkombëtare të UBT-së, që do të mbahet më 26-28 tetor 2019.

 

Qëllimi i konferencës është të lehtësojë shkëmbimin e njohurive midis akademikëve të rinj,

studentëve pasuniversitarë, kandidatëve të doktoraturës, hulumtuesve të rinj dhe ekspertëve industrialë, për të ndarë pikëpamjet dhe përvojat në fushën e shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë së komunikimit, sistemeve të informacionit, si dhe fushave tjera të ngjashme.

 

Punimet dhe prezantimet për konferencën e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë duhet të trajtojnë tema të tilla si:

  1. Big Data
  2. Business Intelligence and Knowledge Management
  3. Cloud Computing and Mobile Technologies
  4. Cluster and Grid Computing
  5. Mobile Games, Web applications
  6. E-Health, E-Services and Competitive Strategy
  7. Wireless Technologies, Mobile Networks, Next Generation
  8. Networks, Sensor and Mesh Networks
  9. Modelling for control and real-time applications
  10. Artificial Intelligence, Robotics, Multi-Agent Systems
  11. Intelligent Information on Networks … etc.

 

 

Punimet dhe prezantimet për konferencën e Sistemeve të Informacionit dhe Sigurisë duhet të trajtojnë tema të tilla si:

  1. Data Management and Privacy;
  2. Big Data Management;
  3. Cryptography and information security
  4. Management Information Systems;
  5. Health Information Systems
  6. Artificial Intelligence and Knowledge Management;
  7. Telecom Industry; Wireless Technologies
  8. Mobile Networks; Next Generation Networks;
  9. Modeling for Control and Real-Time Applications;
  10. Business Intelligence and Knowledge Management
  11. Sensing and Learning Technologies for Autonomous Cooperative Systems … etc

 

Për më shumë detaje, klikoni në: http://conferences.ubt-uni.net/2019/ , teksa pyetjet tuaja shtesë mund t’i dërgoni në: [email protected].