UBT ju uron suksese maturantëve në testin shtetëror të maturës

bool(false) 17/06/2022

Të dashur maturantë,

 

Përfundimi i vitit shkollor 2021/22, për ju shënon një nga momentet më të rëndësishme në jetën tuaj, meqenëse po finalizoni një periudhë, e cila konsiderohet arritje dhe sukses i veçantë në sferën e arsimit dhe edukimit.

 

Tani e tutje ju do të filloni të mendoni dhe të guxoni t’i realizoni qëllimet tuaja, të cilat veçse i keni planifikuar përgjatë këtyre viteve. Studimet janë periudhë krejtësisht ndryshe nga shkollimi i ulët dhe ai i mesëm, prandaj ju duhet të punoni fortë që t’i ktheni ëndrrat në realitet.

 

UBT, me një staf profesionistësh dhe ekspertësh të fushave të ndryshme, është duke punuar vazhdimisht në drejtim të kompletimit të një infrastrukture moderne, me cilësi dhe standarde evropiane, për t’iu ofruar juve një arsimim dhe edukim cilësor.

 

Si një prej institucioneve lider të arsimit të lartë në vend, kemi sjell në Kosovë teknologjitë më të sofistikuara për të rinjtë dhe studentët tanë, në mënyrë që ata të jenë në hap me kohën dhe trendët më të reja të teknologjisë, përfshirë këtu teknologjitë më inovative, duke filluar nga Realiteti Virtual dhe i Shtuar, e deri tek gjenerata e pestë e teknologjisë së rrjeteve celulare pa tela 5G.

 

Shtrirja e UBT-së në disa qendra ka bërë që studentëve t’iu lehtësohet qasja në një institucion që ofron rreth 200 specializime, qindra bursa studimi, më shumë se 100 laboratorë të sofistikuar, si dhe partneritet të jashtëzakonshëm me më shumë se 500 universitete prestigjioze ndërkombëtare.

 

Përmes UBT-së, Kosovës i kemi sjell 30 inovacione të reja, që të gjitha këto inovacione në shërbim të vendit por në veçanti në shërbim të studentëve tanë, të cilët po përgatiten në mënyrë profesionale nga ekspertët më të mirë të fushave të ndryshme të studimit, për të korrur suksese në arenën vendore dhe ndërkombëtare.

 

UBT është vlerësuar lartë nga organizata dhe institucione ndërkombëtare të arsimit dhe jo vetëm, për arritjet dhe ngritjen institucionale, si dhe cilësinë që po ofron tash e 20 vite në shkencë, teknologji dhe inovacion.

 

Për këtë, UBT është vlerësuar nga Këshilli i Ekselencës Botërore, konkretisht nga organizata e njohur për menaxhimin e cilësisë (EFQM), me Çmimin e Ekselencës me Pesë Yje, më pastaj vlerësuar nga Positive Impact Ranking si një nga shkollat më të mira të biznesit duke u ranguar në nivelin e pestë për ndikimin në shoqëri, ranguar në vendin e gjashtë në botë për Revolucionin e Katërt Industrial nga World’s Universities with Real Impact – WURI, radhitur në mesin e institucioneve më të mira në Ballkanin Perëndimor për impakt të qëndrueshëm përmes analizës së të dhënave që lidhen me Sustainable Development Goals (SDGs), nga revista prestigjioze globale, Times Higher Education.

 

Programet në të cilat ju mund të studioni në UBT janë:

 

  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
  • Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
  • Menaxhim i Mekatronikës
  • Sistemet e Informacionit
  • Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
  • Inxhinieri e Ndërtimit (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë
  • Shkenca Politike
  • Media dhe Komunikim
  • Psikologji
  • Gjuhë Angleze
  • Shkenca të Sportit dhe të Lëvizjes
  • Teknik Dentar
  • Shëndet Publik dhe Menaxhim
  • Zhvillim dhe Urbanizëm
  • Juridik
  • Studime të Sigurisë
  • Dizajn i Integruar
  • Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji
  • Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturës
  • Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi
  • Agrikultura dhe Inxhinieria e Mjedisit
  • Art dhe Media Digjitale
  • Teknik i Anesteziologjisë
  • Teknik i Radiologjisë
  • Infermieri
  • Farmaci
  • Stomatologji

 

Programet në proces të akreditimit janë:

  • Biokimi Mjekësore
  • Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik
  • Shkenca Paramjekësore
  • Aktrim
  • Filmi dhe Televizioni
  • Biznes dhe Teknologji
  • Fizioterapi
  • Bujqësia e Mençur dhe Mjedisi

 

Nesër, ju keni një sfidë tjetër që shpresojmë dhe besojmë se do ta kaloni me sukses, një testim i cili është një nga testimet më të rëndësishme të kësaj periudhe për ju. Suksesi juaj në testin shtetëror të maturës është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm akademik profesional, ndaj urojmë që ky proces t’iu shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

 

Ju jeni e ardhmja e vendit, dhe sukseseve tuaja në arsim, shkencë dhe teknologji iu gëzohemi të gjithë, andaj në përfundim të këtij viti shkollor, UBT uron që me të njëjtin ritëm të vazhdoni të korrni suksese edhe në vitet e ardhshme duke e bërë krenar veten, familjen dhe gjithë Kosovën.

 

 

Suksese!

 

Presidenti dhe themeluesi i UBT-së,

Prof. Dr. EDMOND HAJRIZI