UBT ju uron suksese maturantëve në testin shtetëror të maturës

25/06/2021

Të dashur maturantë,

 

Ju jeni duke përmbyllur një cikël shumë të rëndësishëm dhe të suksesshëm të një rrugëtimi të paharruar të jetës tuaj. Megjithatë, këtu fillon rrugëtimi i vërtetë i jetës tuaj akademike dhe profesionale.

 

Tani, ju jeni përpara një sfide tjetër e që është e një rëndësie të veçantë, përpara një zgjedhje e cila do të vendosë të ardhmen e karrierës suaj, ndaj këshilla jonë për ju është që të informoheni sa më shumë mbi programet, profesionistët dhe ekspertët, nga të cilët nesër, do të merrni njohuri dhe praktika të cilat do t’iu duhen në rrugëtimin tuaj në karrierë.

 

Si UBT, jemi munduar që studentëve t’u ofrojmë mundësi të shumta, t’iu sigurojmë kushte të mira, programe unike studimi, si dhe jemi përkujdesur që t’i sjellim në Kosovë ekspertët më të mirë që ka vendi dhe bota. Dhe që të gjitha këto i kemi bërë.

 

Për studentët tanë, ne ofrojmë programe të shumta studimi, rreth 200 specializime, qindra bursa studimi në UBT dhe për studime në rreth 500 universitetet tona partnere, më shumë se 100 laboratorë të sofistikuar dhe të pajisur me mjetet më bashkëkohore në nivel botëror, mundësi për pjesëmarrje nëpër gara e vizita studimore brenda dhe jashtë̈ vendit, mundësi të shumta për punë praktike e punësim ende pa i përfunduar studimet, e shumë mundësi të tjera, të cilat do t’i fitoni vetëm pasi të filloni rrugëtimin tuaj profesional në UBT.

 

Në UBT ju do të gjeni teknologjitë më të fundit të botës, të cilat janë në dispozicionin tuaj, me qëllim lehtësimin e punës në ngritjen tuaj akademike, duke filluar nga teknologjia më e fundit, gjeneratën e pestë të teknologjisë së rrjeteve celulare pa tela 5G, e deri te realiteti virtual.

 

Ne në vazhdimësi kemi punuar që studentëve t’u lehtësojmë studimet akademike, dhe kësisoj edhe kemi zgjeruar shtrirjen tonë duke mbuluar tërë territorin e Kosovës, me kampuset tona inovative në: Prishtinë, Lipjan, Ferizaj, Pejë, Gjilan dhe Prizren.

 

 Programet në të cilat ju mund të studioni në UBT janë:

Programet në proces të akreditimit janë:

  • Dizajn i Integruar i Avancuar
  • Studime të Sigurisë
  • Gjuhë dhe Kulturë
  • Gjuhë Angleze
  • Trashëgimia dhe Menaxhimi i Turizmit
  • Shkenca të Sportit dhe të Lëvizjes
  • Trafiku dhe Menaxhim i Transportit
  • Psikologji
  • Mjekësi e Përgjithshme
  • Kujdesi Paliativ dhe Kirurgjik
  • Teknik Dentar
  • Shëndet Publik dhe Menaxhim
  • Laborant i Biokimisë Mjekësore
  • Shkenca Paramjekësore
  • Biznes dhe Teknologji
  • E drejta Penale
  • Bachelor Profesional në Fizioterapi
  • Zhvillim dhe Urbanizëm
  • Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturës

 

Vendimi për studime merret një̈ herë në jetë, prandaj përkujdesuni që të merrni vendimin e duhur që në fillim.

 

Ju priftë e mbara!

 

Prof.Dr Edmond Hajrizi

President dhe themelues i UBT-së