UBT ju fton të bashkoheni në shënimin e Ditës Ndërkombëtare Pa Vetura

18/09/2018

Me qëllim të promovimit dhe ruajtjes së ambientit, UBT do të shënojë Ditën Ndërkombëtare Pa Vetura, përmes një aksioni simbolik me studentë të vet.

 

Me këtë rast, UBT ju fton që të shtunën, më 22 shtator, nga ora 10:00 deri në 11:30,  t’i bashkoheni realizimit të këtij aktiviteti, në mënyrë që së bashku ta promovojmë rëndësinë e të pasurit një ambient të pastër.

 

Aktiviteti do të shënohet përmes ngasjes së biçikletave, ku me to do të kalohet rruga UBT-QENDËR-UBT, ndërkaq biçikletën duhet ta sigurojë secili për vete.

 

Një ditë pa vetura për shëndet të mirë dhe ambient të pastër.

 

#BashkohuEdheTi