UBT ju fton të merrni pjesë në konferencën dyditore: “Ditët Austriake-Kosovare të Turizmit 2015”

14/09/2015

Konferenca organizohet nga Shoqata Austriake-Kosovare, me mbështetjen e projektit PPSE, Odës Ekonomike të Austrisë dhe UBT-së.

Qëllimi i konferencës është që të promovojë sektorin e turizmit në Kosovë dhe të ofrojë modelin dhe përvojat austriake në fushën e turizmit, që mund të ndihmojë në masë të konsiderueshme zhvillimin ekonomik të Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, si dhe intensifikimi i bashkëpunimit midis Austrisë e Kosovës në fushën e turizmit dhe promovimin e zhvillimit ekonomik në këtë sektor.


Përfaqësues të kompanive austriake dhe kosovare në fushën e turizmit, përfaqësues të agjencive të udhëtimit, operatorët turistikë, ekspertët e fushës së turizmit dhe gazetarë që mbulojnë këtë fushë, do të kenë mundësi të diskutojnë dhe të shtrojnë çështje me interes lidhur me turizmin në Kosovë sot dhe kahet e zhvillimit në të ardhmen, duke përfituar nga përvojat austriake dhe përvojat e tjera pozitive.


Panelistë dhe folës në konferencë do të jenë ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës, drejtues të institucioneve dhe kompanive ndërkombëtare e vendore, si dhe profesionistë të fushës së turizmit.

Konferenca i zhvillon punimet dy ditë:

 

Dita e parë:

Dita: E mërkurë, 16 shtator

Koha: 09:00

Vendi: UBT, Lagjja Kalabria, Prishtinë

*****

Dita e dytë:

Dita: E enjte, 17 shtator

Koha: 09:30

Vendi: Hotel “Magra”, Bogë, Rugovë

****

Kontakti: 038-541-400;