UBT jep donacion për projektin “Streho edhe ti”

16/01/2016

15 janar. –  UBT ka vazhduar edhe këtë vit me dhënien e ndihmës për qytetarët në nevojë.

Pas një varg aktivitetesh në ndihmë për njerëzit që kanë nevojë për dorën e ndihmës, të ndërmarra viteve të shkuara, sivjet UBT ka dhënë një donacion për organizatën joqeveritare SHPRK”, me seli në Prishtinë.


 

Donacioni i UBT-së përfshin kontributin për realizimin e projektit “Streho edhe ti”, qëllimi i të cilit është strehimi i familjeve në territorin e Republikës së Kosovës.