UBT-ja u prezantua në Panairin e Edukimit

29/05/2014

Prishtinë, 29 maj 2014 – UBT është prezantuar me të gjitha programet e studimit, trajnime, kurse, certifikime dhe bursa, në Panairin e Edukimit, në të cilin paralelisht po zhvillohet edhe Panairi i Turizmit, Udhëtimeve dhe Hotelerisë në hollin e Pallatit të Rinisë, në Prishtinë.

 

 “Investimi në një arsim të mirë ia vlen dhe është i domosdoshëm për zhvillimin politik dhe zhvillimin ekonomik të një vendi, sidomos për Kosovën”, tha përfaqësuesja e Ambasadës Gjermane, Milena Tutsch.

 

Ndërkaq zyrtarët e UBT-së janë shprehur të kënaqur për interesimin e nxënësve, maturantëve, prindërve, studentëve dhe tjerëve për programet e studimit, që i ofron UBT-ja dhe përveç bursave tjerë edhe për bursat nëpërmjet projektit “Erasmus Mundus”, të cilat i jep veç UBT-ja dhe projektit “AEP”, etj. 

 

Ata kanë thënë se pjesëmarrësit janë interesuar të dinë për robotët NAO, teknologjinë e fundit të robotëve Humanoid, të vetmit robotë në Republikën e Kosovës dhe në tërë Ballkanin, për rëndësinë e tyre në vendin tonë, ndërlidhja e tyre me studimet dhe si ka arritur UBT-ja që t’i sjellë në Prishtinë.

 

Shumë nxënës të shkollimit fillor, të emocionuar, pasi janë përshëndetur me robotët NAO i kanë parë demonstrimet dhe vallëzimet e ndryshme të tyre.

 

 

Panairi do të jetë i hapur më 30 maj.