UBT-ja përpiqet që t’u hapë perspektivë të rinjve kosovarë

21/04/2016

I përkushtuar për të qenë në nivel të edukimit të brezave të rinj, institucioni i lartë arsimor i Kosovës, UBT, ka aplikuar me programe atraktive në Agjencinë e Akreditimit të Kosovës.


Madje, nga kjo e fundit, të mërkurën, është kaluar me sukses faza e parë, e cila nënkupton aprovimin e Aplikacionit.


Se përkushtimi i UBT-së ka të bëjë me përgatitjen e të rinjve për treg të punës, tregojnë edhe programet me të cilat është aplikuar, e që i përkasin dy niveleve të studimit Master (MA) dhe Bachelor (BA), si:

1. Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji – BA,       

2. Infermieri – BA

3. Farmaci – BA

4. Dizajn i Integruar – BA

5. Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë – MA

6. Shkenca Politike – MA dhe

7. Media dhe Komunikim – MA

Të gjitha këto përcillen me specializime përkatëse, ndërsa shumica për herë të parë në Kosovë.


Edhe drejtimet pasuniversitare, në tri drejtimet e fundit, u krijojnë mundësi studentëve që ta zhvillojnë karrierën shkencore dhe të jenë më të përgatitur për tregun e punës.   

 

Për këto drejtime, UBT-ja ka përgatitur infrastrukturë moderne dhe staf akademik, të përgatitur nëpër universitete të njohura evropiane.