UBT-ja organizon Akademi Ndërkombëtare Verore, 6 – 15 korrik 2016

26/05/2016

Kampusi Inovativ i UBT-së në Lipjan, do të jetë nikoqire e Akademisë Ndërkombëtare Verore, e cila do të mbahet nga 6 – 15 korrik 2016.


Akademia përfshin 15 disiplina shkencore, me 15 programe: Shkenca Kompjuterike, Shkenca Politike, Energji Efiçiente, Sisteme të Informacionit, Menaxhment e Ekonomi, Drejtësi, Media e Komunikim, Menaxhim i Mekatronikës, Arkitekturë, Ndërtimtari, Edukim, Zhvillim i Qëndrueshëm Eko
nomik, Shkenca të jetës, Planifikimi i turizimit të qëndryeshëm dhe Roli i edukimit të lartë dhe hulumtimi i zhvillimit socio-ekonomik.


Aplikimi për studentët vendorë të krejt universiteteve/kolegjeve dhe ndërkombëtarëve është i hapur deri më 25 qershor.


Në Akademi në disiplina të ndryshme shkencore do të ligjërojnë profesorë të njohur ndërkombëtarë e vendës. 
Studentët aktivë certifikohen dhe marrin 2-4 ECTS kredi, të njohura ndërkombëtarisht. Akademia parasheh diskutime, forume, punëtori, vizita studimore, gara sportive etj. Për studentët vendës, aplikimi është pa pagesë. Më shumë informata rreth aplikimit hyni në linkun: http://sa.ubt-uni.net dhe kontaktoni: [email protected]