UBT-ja në Panair, fokus i maturantëve për orientim studimi

22/04/2016

Ndërkohë që Panairi i edukimit që po mbahet për të dytën ditë me radhë, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, përfaqësuesit e UBT-së në këtë panair tregojnë për interesimin e madh të maturantëve dhe të studentëve për të studiuar në UBT, nga të gjitha rajonet e Kosovës.


“Panairi po vazhdon edhe sot. Që nga orët e hershme të mëngjesit, po vërehet një interesim i madh nga maturantët e shkollave të ndryshme kosovare, që po na vizitojnë”, thotë përfaqësuesi i Qendrës së Karrierës në UBT, Halil Bashota. Ky theksoi se të interesuarve po u tregohen mundësi të mira në orientimin profesional, në dy nivelet e shkollimit, Bachelor dhe Master.


Panairi i edukimit informon gjithçka që ka të bëjë me shkollim të mëtutjeshëm të të interesuarve. Organizohet nga institucionet arsimore: Kosova, rajoni e Evropa, që të promovohen programet e studimeve. 
Panairi ka filluar dje, ndërsa përfundon sot, më 22 prill.