UBT-ja bashkëpunon me Republikën e Suedisë

14/07/2011

Fillon bashkëpunimin me Linnæus  University

Prishtinë, 14 korrik 2011 –  Në kuadër të marrëveshjeve të shumta që i ka UBT, me universitetet e tjera më prestigjioze në Evropë dhe Botë, Presidenti i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe prorektori për çështje shkencore pran Universitetit Linnæus, Prof. Gösta Sunberg, zhvilluan një takim të përbashkët dhe nënshkruan  një marrëveshje bashkëpunim ndërinstitucional.

Më konkretisht,  kjo marrëveshje parasheh  mundësimin e shkëmbimit të stafit akademik dhe të studentëve,   studentët të organizojmë seminare dhe takime tjera akademike për çështje shkencor, përdorimin e bibliotekave përkatëse për nevoja të studimeve dhe hulumtimeve shkencore, programe të studimit në distancë,   zbatimin e përbashkët të programeve postdiplomike, aktivitetet lidhur me kurset verore dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet”,  theksoi Presidenti i UBT, Edmond Hajrizi, pas  nënshkrimit të marrëveshjes.

 

Sipas palëve nënshkruese bashkëpunimi ndërinstitucional në mes UBT dhe Linnæus  University ka filluar edhe më herët dhe pohuan se marrëveshja është incizuar nga të dy palët.

 

Në bazë të bisedave që patën mes udhëheqësit e institucioneve në fjalë Presidenti i UBT-së Dr. Hajrizi, u nda i kënaqur me të arritura e Linnæus  University , sidomos më programet e studimit më teknologjinë më moderne, me stafin akademik dhe me arritjet e studenteve.

 

Linnæus University numëron një numër të konsiderueshëm të mësimdhënësve dhe ka marrëveshje shumta bashkëpunimi me universitete ndërkombëtare, numri i të diplomuare është i krahasueshëm me universitete  më të mëdha në botë, po ashtu të diplomuarit sot janë në vende udhëheqëse nëpër kompani dhe organizata më profitabile në Evropë dhe botë.