UBT INTEGRATED MEDIA CENTER – UBT INNOVATIONS

01/03/2022

I renditur në vendin e nëntëmbëdhjetë me radhë, UBT ka sjell inovacionin unik – UBT Integrated Media Center, duke ofruar një sistem të ri të qasjes ndaj mediave të reja në funksion të studentëve dhe gjithë shoqërisë.

 

Duke qenë qendra e parë e integruar për media, UBT Integrated Media Center, ka unifikuar formate, elemente dhe teknika të ndryshme mediatike, në mënyrë që informacioni të transmetohet shpejt, saktë dhe sigurt, në një sistem krejtësisht të ri të botës digjitale në UBT.

 

Kjo qendër mediatike funksionon në kuadër të një sistemi unik të integruar të mediave që përfshin gazetën, portalin UBT News, televizionin UBT TV, Radio Campus, mediat sociale, si dhe marketingun digjital dhe kreativ.

 

#THISISUBT #30INNOVATIONS