UBT, institucioni që përgatit ekspertë të mirëfilltë të shkencave të sportit

03/08/2021

Programi i studimit Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT, dallon rrënjësisht nga programet e kësaj fushe të ofruara deri më tani në Kosovë.

 

Kjo kurrikulë moderne e krijuar në bashkëpunim me profesorë eminent ndërkombëtarë, për dallim nga kurrikulat e tjera të cilat janë të bazuara kryesisht në lëndë praktike (sporte), do të jetë e fokusuar në lëndët shkencore të cilat janë bazë e krijimit të ekspertëve të mirëfilltë të shkencave të sportit.

 

Për më tepër, me qëllim të profilizimit, studentët në vitin e fundit do të kenë mundësi të zgjedhin një fushë të interesit në mesin e tri fushave si: Shëndeti, Parandalimi dhe Rehabilitimi, Trajnimi Sportiv dhe Stërvitja, si dhe Menaxhimi në Sport dhe Zhvillimi Socioekonomik.

 

Programi i studimit ju aftëson që të kuptoni dhe shpjegoni rëndësinë e ushtrimeve dhe të aktivitetit fizik për organizmin e njeriut, nga ku do të keni kompetenca në zhvillimin e cilësive të fitnesit në grupmoshat e ndryshme, si dhe do të keni njohuri rreth përshtatjes së aktivitetit fizik për persona me probleme të ndryshme shëndetësore.

 

Studio në programin Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT dhe aftësohuni që të punoni në në fusha të ndryshme siç janë: klubet e ndryshme sportive, qendra të fitnesit, qendra rehabilituese, organizata joqeveritare, si dhe në organizata te ndryshme sportive siç janë federatat, Komiteti Olimpik etj.