UBT inkuadron në mësimin online edhe realitetin virtual

05/04/2020

Nën obrellën e UBT-së funksionon Qendra për Realitet Virtual dhe të Shtuar, qendër kjo më madhja dhe vetmja në Ballkan, përmes të cilës, aktualisht në sistemin arsimor të Kosovës është instaluar sistemi arsimor i së ardhmes, ngaqë studentët e UBT-së po mësojnë online duke praktikuar (Learning by Doing).

 

UBT është institucioni i parë arsimor në rajon që ka nisur mësimin online me këtë iniciativë të re, konkretisht duke integruar në mësimin në distancë edhe realitetin virtual dhe të shtuar.

 

Kjo formë e re e të mësuarit është ikuadruar me qëllim që të ndryshojë mënyrën e qasjes ndaj problemeve dhe zgjidhjen e tyre, ndërkohë edhe për të shpalosur talentin e të rinjve vendas në gjenerimin e produkteve virtuale.

 

Realiteti Virtual u ka mundësuar studentëve të UBT-së të shohin objektet të paraqitura dhe të zhvilluara në 3D, ose edhe në 360 shkallë, metodë kjo efektive dhe shumë interaktive për studentët.

 

Me hapjen e qendrës së parë për realitet virtual, UBT është bërë partner implementues i investimit më të madh direkt në Kosovë, projekt që zhvillohet bashkërisht me kompaninë më të madhe botërore për teknologji virtuale, EON Reality.

 

Bashkërisht po investojnë 30 milion dollarë në implementimin e tërësishëm të këtij projekti, teksa tashmë është shndërruar në një laborator të krijimit dhe të jetësimit të metodave më inovative teknologjike.