UBT informon qindra të rinj gjatë panairit “Mësimi gjatë gjithë jetës”

21/11/2018

Shumë të rinj entuziastë për të nisur dhe krijuar një karrierë të suksesshme në Kosovë, ia mësynë tendës së UBT-së, të vendosur në Hotel Sirius, ku për dy ditë u mbajt Panairi “Mësimi gjatë gjithë jetës”.

 

Drejtori i Qendrës së Karrierës në UBT, Halil Bashota dhe studentët e UBT-së, i njoftuan të rinjtë mbi mundësitë dhe rëndësinë e ndjekjes së shkollave profesionale dhe të trajnimeve nga fusha të ndryshme, të cilat ofrohen nga UBT.

 

Përgjatë ditëve të panairit, të interesuarit u njoftuan me programet e shkollave profesionale dhe me llojet e trajnimeve, të cilat deri më sot i kanë ndjekur qindra të rinj nga Kosova dhe shtetet përreth.

 

Ky panair është organizuar nga Instituti për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Shkollave të Larta Popullore Gjermane (DVV International), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe organizata joqeveritare.