UBT informon nxënësit e SHMU 2, në Vushtrri, për mundësinë e pjesëmarrjes në garën “Microsoft Office Specialist”

15/03/2019

Përfaqësuesit e UBT-së, Besnik Skenderi dhe Muhamer Ujkani, kanë mbajtur një sesion informues për nxënësit e SHMU 2, në Vushtrri, të cilët i njoftuan me mundësinë e pjesëmarrjes në garën shtetërore “Microsoft Office Specialist”.

 

Ata u treguan nxënësve se të drejtë për pjesëmarrje në garën MOS kanë të gjithë kandidatët e moshës 13 deri në 22 vjeç, kurse mundësia për aplikim do të jetë e hapur deri më datë 17 maj, 2019.

 

Përmes kësaj gare do të testohen aftësitë dhe shkathtësitë e tyre në Excel, Power Point dhe Word 2013 ose 2016, teksa vendi i parë fitues do të shpërblehet me 7 mijë dollarë, vendi i dytë me 3 mijë dollarë dhe vendi i tretë me 1 mijë e 500 dollarë, duke përfshirë edhe shpërblime tjera dhe mundësi punësimi.

 

Fituesit e kësaj gare do të kenë mundësi të përfaqësojnë Kosovën në garën botërore, “Microsoft Office Specialist”, e cila do të mbahet në SHBA.

 

Të interesuarit mund të aplikojnë në linkun: www.ubt-uni.net dhe  http://kampionatimos.com.