UBT edhe këtë vit së bashku me Certiadria sjellin garën shtetërore të Microsoft Office Specialist “MOS” 2022

07/02/2022

Për herë të katërt në Kosovë po organizohet gara shtetërore Microsoft Office Specialist “MOS” një bashkëpunim mes UBT-së dhe Certiadria.

 

Kjo garë e cila teston aftësitë dhe shkathtësitë e nxënësve dhe studentëve në MS Word, MS Excel dhe MS Power Point në versionet 2016 dhe 2019 është plotësisht falas për të gjithë të interesuarit.

 

Kjo garë përmban teste unike, në të cilat do të demonstrohen njohuritë e kandidatëve në aspektin praktik, në një përvojë të paharruar dhe tejet profesionale për ta.

 

Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë shtetasit e Kosovës të moshës 13-22 vjet, përderisa aplikimi për nivelin lokal është i hapur nga sot deri më datë 18 mars 2022, teksa UBT përgjatë kohës sa aplikimet vazhdojnë ju ofron trajnime për një rezultat sa më të mirë deri në garën finale.

 

Pas aplikimit, kandidatët do të marrin pjesë në garën finale që do të mbahet në periudhën maj-qershor 2022 në Kosovë, ku në bazë të rezultateve të arritura, tre fituesit në mënyrë automatike do të fitojnë të drejtën që të përfaqësojnë Kosovën në garën botërore të Microsoft Office Specialist, e që mbahet në periudhën korrik-gusht 2022 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Kandidatët që do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë garë, me kërkesë të organizatorëve domosdoshmërish duhet të jenë të regjistruar në institucione arsimore të akredituara dhe duhet të dorëzojnë dëshmi për moshën dhe statusin e nxënësit ose studentit.

 

Të interesuarit mund të aplikojnë duke plotësuar formularin në linkun: https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=bPT5p-UT1kqX_Yfc-4vC1f9yZwEWUYJCtMiDxu0Qgz9UQk5RVjkwSjRaWDY0Uk1WTlVYQ1QyTVpZMS4u apo duke skanuar QR Code e bashkëngjitur dhe të vazhdoni me formën e aplikimit.