UBT inaguron qëndrën e re në Prizren

14/10/2014

Numri i madh i studentëve, aktivitetet dhe projektet e shumta që UBT organizon për komunitetin, kanë krijuar domosdoshmërinë e ngritjes së një qëndre akoma më të madhe të UBT-së në qytetin e Prizrenit.

Kjo qëndër është pjesë e integruar e UBT Prishtinë, duke krijuar mundësinë për studentët që vijnë nga Prizreni të minimizojnë kostot, duke studiuar të njëjtat programe me kolegët e tyre në Prishtinë dhe me të njëjtit profesorë.

Duke filluar nga muaji tetor, të gjithë palët e interesuara do të kenë mundësi të informohen jo vetëm lidhur me programet e UBT por, dhe për projektet e shumta në qëndrën e UBT tashmë dhe në Prizren.

Ditën e enjte rektori i UBT-së së bashku me një pjesë të stafit akademik dhe administrativ ka inaguruar qëndrën e re në Prizren.  Në inagurimin e kësaj qëndre rektori i UBT-së prof.dr Edmond Hajrizi iu drejtua të pranishmëve duke venë theksin tek fakti se : “UBT me anë të kësaj qëndre do të jetë gjithmonë e më pranë regjionit të Prizrenit, jo vetëm në ofrimin e studimeve të larta, por dhe me trajnime, projekte, këshilla profesionale, analiza të zhvillimit ekonomik, ndërmarrësi të  reja etj.” 

Prezent në këtë ceremoni kanë qënë dhe përfaqësues të pushtetit lokal si nën kryetari i Komunës Prizren z.Lulzim Kabashi, kryetari i Shoqatës së Zejtarëve z.Ediz Cabrati si dhe shumë përfaqësues të bizneseve, organizatave të ndryshme ndërkombëtare si dhe organizatave jo qeveritare, pasi qëndra e UBT në Prizren është një vlerë për Prizrenin e përmes kësaj qëndre misioni i UBT është të punoj në zhvillimin edukimit, por edhe të punësimit dhe zhvillimin ekonomik të Prizrenit dhe të regjionit.